Uanda Nara dhe Maradona? Aktorja argjentinase: Kanë fjetur bashkë dhe ishin të zhurmshëm!

Uanda Nara është shndërruar në një nga personazhet me të diskutuar në botën e futbollit duke qenë se tradhëtoi bashkëshortin e saj Maksi Lopez me shokun e tij të ngushtë, Mauro Ikardi. Tashmë, është Ikardi bashkëshorti i Uandës, ndërsa ajo është edhe agjentja e tij.

Ndërkohë, lajmet për bukuroshen argjentinase gjithnjë bëjnë zhurmë, ndërsa së fundmi dalin në skenë detaje të reja mbi të kaluarën e saj. Një aktore në Argjentinë, shprehet se para disa viteve, Uanda dhe Maradona kanë kaluar së bashku një natë në hotel. Madje sipas prezantueses, ata të dy kanë qenë shumë të zhurmshëm.

Në internet ka qarkulluar edhe një video ku Uanda pretendohej të ishte me të brendshmet e Maradonës, mirëpo ajo e ka mohuar kategorikisht diçka të tillë. Sakaq, e sigurt është se nuk ka ditë që emri i Uandës të mos shkaktojë zhurmë. /VipSport.al/