Theu rregullat e izolimit dhe shkoi në Shisha, Shalke gjobë shembullore për talentin

Talenti i Shalkes, Amine Harit do të jetë i detyruar të paguajë një gjobë të majme të vendosur nga klubi i tij. Shkak i kësaj mase ndëshkuese është thyerja e rregullave të karantinës nga ana e sulmuesit. Natën e 20 marsit banorët e Essen kanë dëgjuar zhurma dhe kanë parë të hyjnë njerëz në një Shisha Bar të quajtur “Bar Buddy”.

Pas kësaj ata kanë njoftuar menjëherë autoritetet. Policia dhe ka gjetur 10 persona të tjerë, pervëç stafit të lokalit. Pas identifikimit është konfirmuar se njëri prej tyre ishte edhe Amine Harit. Me tu informuar, klubi i Shalkes ka vendosur të marrë masa të rrepta për marokenin.

Ai është gjobitur me plot 100 mijë euro, një pjesë e të cilave do të shkojë për bamirësi, në ndihmë të shoqatave të ndryshme në ndihmë të të prekurve me koronavirus. Rreth 30 mijë euro do të shkojnë në fushatën “Kumpelkiste” dhe “Ultras Gelsenkirchen”, të cilët po mbështesin njerëzit në nevojë në krizën e koronavirusit. /vipsport.al/