Teuta, një hap para rivalëve me përgatitjet “post-Corona”

Teuta ndryshe nga shumë skuadra të elitës, ka vijuar stërvitjen, e madje ishte e para që zbriti në fushën e blertë. Madje, lojtarët durrsakët duket se janë stërvitur me një program enkas, pasi ka qenë vetë zv.trajneri Bledar Hodo që ka punuar me grupe lojtarësh, i mbështetur edhe nga zyrtari i klubit Edi Salillari.

Por, nën një mbikqyrje të vazhdueshme dhe me programet që kanë hartuar së bashku edhe me trajnerin Edi Martini. Tashmë, dursrakët janë vetëm në pritje të datave se kur do të nisi stërvitja sipas planit të Qeverisë shqiptare si dhe FSHF-së.

Gjithashtu, në Durrës pritet që të mbërrijnë lojtarët nga rrethet si dhe Tiodorvski dhe Çeleski që janë larguar për në Maqedoni ku edhe kanë familjen e tyre.

Teuta është një hapa para në krahiasim me skuadrat e tjera të elitës, që janë munduar që të stërviten, por shumica e tyre e kanë grupin e shpërndarë.

E.S./Vipsport.al/