Talenti i Breshias nuk e ka mendjen te futbolli: Krahasimi me Pirlon? E kanë fajin flokët. Jam tifoz i Milanit

Sandro Tonali pritet të jetë e ardhmja e mesfushës së Italisë. Talenti i cili aktivizohet te Breshia, ka një mori klubesh pas vetes që kërkojnë shërbimet e tij. Tonali shpesh krahasohet me Pirlon, megjithatë futbollistit nuk i pëlqen shumë ky krahasim tashmë i përsëritur duke u shprehur se e gjitha kjo vjen prej flokëve të gjata.

Sakaq, Tonali është shprehur se në këtë moment nuk mund të mendoj për merkato, ndërsa shton se është një fans i Milanit. “Tani në këtë situatë nuk mendoj për merkato, nuk e mendoj fare dhe nuk më intereson. Dhe, këtë nuk e them për të shmangur pyetjet.

Mua më intereson të jemi të gjithë mirë, Breshia më ka dhënë shumë. Tifoz i Milanit? Po, dhe Gatuzo ka qenë idhulli i parë për mua. Tani inspirohem shumë nga Modriç. Pirlo? Krahasimi me të është faji i flokëve, por nuk mendoj se është një krahasim i qëndrueshëm”, u shpreh Tonali. /VipSport.al/