sex hikayeleri porno izle kartal escort

Sulmuesi i Shkëndijes tregon se ka qenë pranë Skëndebeut: Nuk kam qenë në kontakt me kombëtaren

Besart Ibrahimi ka shkruar historinë me skuadrën e Shkëndijes së Tetovës teksa falë 167 golave të realizuar është edhe golashënuesi më i mirë në historinë e Maqedonisë së Veriut. Ndërkohë, në një prononcim për Supersport, 33-vjeçari shprehet se do i pëlqente një eksperiencë në Superiore ndërsa zbulon se në të kaluarën ka qenë pranë Skënderbeut në kohë kur korçarët u bënë pjesë e Europa League. Ndërkohë, sa i takon një afrimi te Shqipëria, Ibrahimi tha se nuk ka pasur asnjëherë kontakte.

“Në fund të sezonit më përfundon kontrata me Shkëndijën ku luaj prej 5 vitesh. Do të shikoj ofertën dhe më pas do vendosim. Ishim shumë afër kalimit te Skënderbeu gjatë kohës kur ata kaluan në fazën e grupeve të Europa League. Kemi qenë në kontakte, por nuk u finalizua në fund”.

Transferimi në Superiore? “Gjithmonë e kam ndjekur derbin e kryeqytetit. Do kisha dëshirë të kaloja në Shqipëri. Me Shkëndijën ishin shumë afër kalimit në grupet e Europa League, por fati nuk ishte me ne. Mendoj se në të ardhmen do kemi më shumë fat”.

Kombëtarja shqiptare? “Të them të drejtën, unë nuk kam qenë ndonjëherë në kontakte me Shqipërinë për të kaluar te kombëtarja”, u shpreh Ibrahimi. /VipSport.al/