Stërvitje në Vlorë, Idrizaj: Me Telushin po zbatojmë programin e stafit

Hektor Idrizaj mbrojtësi i djathtë që rikthehet të luajë si titullarë te Partizani pas një dëmtimi të gjatë ka eksperiencë me shumë skuadra të njohura në vend, si: Flamurtari, Bylis, Teuta, Skënderbeu, Kamza e prej dy sezoneve te të kuqtë.

Idrizaj vijon që në këto ditë karantine të jetë në Vlorë dhe të punojë në mënyrë individuale me trajnerin Besmir Shabani.

Në një prononcim për “Topneës”, Idrizaj ka pohuar: “Kjo periudhë është shumë e vështirë për ne futbollistët, por ne jemi duke u stërvitur dhe shfrytëzojmë atë periudhën prej një ore. Ruajmë distancën dhe përpiqemi që të marrim më të miren nga kjo stërvitje. Punojmë në një ambient të mbyllur por kjo përgatitje do të na vlejë shumë”,- tha Hektor Idrizaj, anësori i djathtë i skuadrës së Partizanit.

E.Saliu/Vipsport.al