Spanjollët insistojnë për Kumbullën: Reali në luftë me Barçën. Guardiola e quan të shkëlqyer

Marash Kumbull vazhdon të deklarojeë se nuk po mendon për momentin rreth të ardhmes, por në mediat ndërkombëtare që tani rreshtohet një listë e gjatë me klubet më të mëdha të Europës që janë vënë pas mbrojtësit shqiptar. Futbollisti që spikati me Veronën fillimisht tërhoqi vëmendjen e klubeve të mëdha italiane, por javë pas jave për të shtohen pretendentët e tani duket se çdo klub i madh në kontinent kërkon të firomosë me mbrojtësin.

Mediat spanjolle prej ditësh po shkruajnë për një interesim të Real Madrid për Kumbullën, por e njohura “Don Balon”, shton se Zinedin Zidan nuk është i vetmi që ka hedhur sytë nga ai. Sipas saj, edhe Barcleona është e interesuar për lojtarin shqiptar, ashtu si edhe Pep Guardiola që do të dëshironte ta afronte te Mançester Siti.

“Shpërthimi i tij në futbollin italian ka qenë meteorik, deri në pikën ku një sezon i vetëm mund t’i shërbejë për t’u blerë nga më të mëdhenjtë. Guardiola ka pranuar shpesh se i duket një mbrojtës i shkëlqyer, edhe pse në javët e fundit e ardhmja e lojtarit shqiptar është shumë më pranë Madridit se sa Mançesterit, për një oeracion që do të kushtonte rreth 20 milionë euro”, shkruan “Don Balon” në artikullin që i kushtohet pikërisht transferimit të mundshëm të Kumbullës. /vipsport.al/