Sormani: Tirana stërvitet në stadium, pse rregullat janë ndryshe për dikë? Partizani, si askush në Ballkan

Adolfo Sormani mendon se të gjtihë klubet duhet të veprojnë njëlloj në këtë periudhë dhe të mos lejohet që një pjesë e tyre të stërviten rregullisht në stadiume e fusha stërvitore, ndërsa të tjera të vazhdojnë të respektojnë rregullat duke qëndruar në shtëpi. Në një intervistë të dhënë për Tema TV, trajneri i Partizanit nuk ka ngurruar të denoncojë faktin se klubi i Tiranës vazhdon të stërvitet në stadiumin “Selman Stërmasi” pa marrë masat mbrojtëse ndërsa ka të tjerë që po i respektojnë ato.

Kriza e koronavirusit – “Nuk është e lehtë se pastaj duket se je në një situatë të mbajtur pezull kur nuk e kupton mirë se si po evoluon situata. Edhe pse duhet të them se Shqipëria u tregua e aftë të reagojë menjëherë dhe ka gjithçka nën kontroll. Por në Itali situata është ndryshe edhe pse po shoh që dalëngadalë po përmirësohet. Italia ishte shteti që fillimisht u godit më shumë, pasi më vonë pamë se politikat e disa vendeve si Anglia e Suedia që dje doli e paralajmëroi masa, nuk e kuptuan rëndësinë e kësaj situate që në fillim. E njëjtë edhe situata në SHBA ku e morën lehtë por po shohim se efektet atje tani janë shkatërrimtare”.

Rikthimi i futbollit – “Është e qartë se ka një argument kompleks, pasi nga njëra anë sipas meje janë organet institucionale që vendosin për pezullim apo jo të aktivitetit e jetës së përditshme. Është e qartë që nëse ato do të na lejojnë të luajmë, sigurisht që do ta bëjmë, megjithëse do të jetë e vështirë. Po marr shembullin e Bajern Mynih që janë duke punuar në grupe të vogla me masa të rrepta higjienizuese. Ne po bëjmë atë që na lejon ligji, po bëjmë video-telefonata dhe stërvitje individuale së bashku. Shoh që disa të tjerë nuk po bëjnë të njëjtën gjë, për shembull sot pashë lojtarët e Tiranës të stërviten në stadium. Nuk e di nëse rregullorja është njëlloj për të gjithë këtu në Shqipëri por ky është realiteti. Do të më pëlqente edhe mua të kuptoja pse një gjë e tillë është e lejueshme për disa, e për disa të tjerë jo”.

Kritikat ndaj Partizanit – “Kur humbet ndaj një realiteti si Tirana është e qartë që kritikat janë evidente dhe kjo nuk më çudit. Megjithatë, nga ajo që kam parë deri tani, them me bindje se skuadra ka performuar shumë mirë dhe meritonte më tepër nga sa mori. Them se skuadra ka luajtur maksimalisht dhe ka dhënë gjithçka. Nëse futemi në aspektin teknik, problemi mbetet faza sulmuese se krijohen raste e nuk konkretizohen. Por problemi qëndron te skuadra e gjitha, duke qenë se nuk kemi një sulmues kryesor që të jetë golashënues, duhet të sulmojmë si skuadër, por kjo nuk ka ndodhur dhe jemi penalizuar. Duke mos pasur një lojtar me një mesatare të lartë golash, duhet të gjejmë alternativa, duhet të punojmë me një tjetër mënyrë”.

E ardhmja te Partizani – “Unë mendoj se pjesa e parë dhe më e rëndësishme nga të gjitha për të bërë hapin para është se Partizani është i vetmi klub në Ballkan që ka stadiumin e vet. Kjo tregon dëshirën e presidentit Demi për ta rritur cilësisht. Të mendosh se në itali ka skuadra të Serisë A që nuk e kanë dhe kjo do të ndihmojë në mënyrën e organzimit të punës duke ndihmuar në rekrutimin e lojtatëve. Kjo do të jetë shumë e rëndësishme për ne”.

Futbolli në Shqipëri – “Besoj se Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm se shoh futbollistë të rinj me shumë cilësi. Ajo që vlerësoj është dëshira që kanë për t’u bërë lojtarë të rëndësishëm, prandaj ekziston mundësia për rritjen e nivelit”. /vipsport.al/