Skandali me fondin e ndihmës, FSHF përfshin Vllazninë por jo të tjerët që varen nga bashkitë

FSHF ka miratuar fondin e ndihmës për klubet e futbollit në këtë moment krize nga koronavirusi. Janë zyrtarizuar edhe të gjitha kategoritë që do të përfitojnë, ndërsa fillimishit ishin përjashtuar nga ky fond të gjithë klubet që ishin në varësi të bashkive.

Në këtë formë, i bie që Vllaznia, ashtu si kryesisht edhe klubet e Kategorisë së Parë e të Dytë, të mos përfitonin asgjë. Por, së fundmi në një njoftim nga Zyra për Shtyp e FSHF është lajmëruar se në paketën e ndihmës do të përfshihet edhe Vllaznia.

Por, ky diferencim ndaj shkodranëve duket si një formë paragjykimi për klubet e Kategorisë së Parë dhe të Dytë, të cilat gjithashtu kanë nevojë për ndihmë e në këtë çast iu lind e drejta të kërkojnë diçka. /VipSport.al/