Shkëndija rreshtohet në luftën kundër koronavirusit, klubi me donacione për spitalin e Tetovës

Koronavirusi është një luftë e cila mund të fitohet vetëm nëse të gjithë bashkohen dhe japin kontributin e tyre. Në këtë aspect, klubet e futbollit kanë qenë një shembull duke ndërmarrë nisma të ndryshme për t’i ardhur në ndihmë vendeve të tyre. Së fundmi, edhe Shkëndija e Tetovës ka dhuruar donacione për spitalin e qytetit. Maqedonia e Veriut, ashtu si e gjithë bota është prekur nga COVID-19 dhe spitalet kanë nevojë për të qenë sa më të përgatitura për të përballuar me sukses valën e sëmundjes.

“KF Shkëndija si klub me përgjegjësi sociale bashkohet me çdo iniciativë për të ndihmuar njerëzit në nevojë dhe të prekurit nga virusi korona. Në këto kohë të vështira kur pandemia e COVID-19 ka paralizuar pjesën më të madhe të të gjitha sferave në gjithë globin, futbolli nuk është përjashtim dhe në këtë moment ‘topi ka ndaluar rrokullisjen’.

KF Shkëndija si klub me përgjegjësi sociale bashkohet me çdo iniciativë për të ndihmuar njerëzit në nevojë dhe të prekurit nga virusi korona. Duke vlerësuar angazhimin e parezervë të komplet personelit mjekësorë të Spitalit Klinik të Tetovës, që nuk kursejnë asgjë nga vetja, madje rrezikojnë edhe shëndetin personal në interes të të qenurit në shërbim të qytetarëve në nevojë, klubi ynë në shenjë solidarizimi me ta ofron mbështetje përmes një donacioni (skafindera, doreza, dezinfektues, termometra infrared, saintaizerë dhe materiale tjera të nevojshme për situatën e krijuar)”. /VipSport.al/