“Sensibilizimi” për ndihmë nga shteti, punonjësit e FSHF-së me mision në këtë periudhë

Pak ditë më parë, nisi gjoja si nismë, ndonëse organizatore ka qenë vetë FSHF që nxori me radhë Ligën Profesioniste që e kontrollon vetë, por edhe të krijuarën rreth një vit më parë Sindikatën e Futbollistëve Shqiptarë, gjasme si e pavarur, por që duket edhe ajo po vepron sipas “ligjeve” të FSHF-së.

Më pas president të klubeve të Bylisit, e Skënderbeut, e më pas edhe lojtarë të ekipeve të elitës që kërkonin ndihmë nga shteti që të ndihmohej futbolli në kët periudhë.

Ndonëse harrojnë se aty ku janë aksionare edhe bashkitë e qyteteve të ekipeve që ata financojnë e marrin pjesën e shtetit, ndërsa kur vjen puna për të komanduar duan që ta bëjnë ligjin, e madje duke bërë edhe trajnerin.

Por, së fundmi kanë dalë në mision edhe zyrtarët e FSHF-së që gjoja sikur kërkojnë të sensibilizojnë opinionin, por gjyqtarë e delegatë duket se nuk po rrijnë pa postuar këto ditë.

Më poshtë do të gjeni postimet e Alban Tafajt, Delegat i FSHF-së si dhe arbitrit të Superiores, Ermirjon Sino nga kolegjiumi i Fierit….

/Vipsport.al/