Rrëfimi i Kridens Metës: Nuk kisha fat si futbollist, bëra karrierë si arbitër por kam një peng

Kridens Meta është aktualisht një prej gjyqtarëve më të vjetër që janë pjesë e futbollit shqiptar. Arbitri i Superiores, në një intervistë për SuperSport, ka treguar pjesë të kësaj karriere, atë që mendon për paragjykimet në futbollin tonë dhe disa na sfidat më të veçanta të karrierës së tij.

 “Tani kemi vetëm një orë lëvizje dhe është pak e çuditshme. VAR? Është rregullator i futbollit, për momentet kur arbitrat nuk janë të bindur. VAR është në të mirë të futbollit, por përsëri polemikat do të vazhdojnë. Mundohem që gjithmonë të bëj më të mirën, kur nuk je në një ditë të mirë, atëherë jo gjithçka shkon ashtu si duhet.

Paragjykimet? Pozicioni është shumë i vështirë, kjo ndodh te gjithë sistemi i futbolli, jo vetëm te arbitrat, por pozicioni jonë është në atë lupën e madhe të vëzhgimit. Nuk kisha fatin të vazhdoja karrierën si futbollist, pavarësisht dëshirës sime të madhe. Tani mendoj se po bëj një karrierë të mirë si arbitër. Pengu më i madh është që nuk u bëra asnjëherë arbitër i FIFA-s.

Ndeshja më e bukur? Më e bukura ka qenë deri tani Tirana-Partizani në “Qemal Stafa”, ku të kuqtë u kthyen nga kategoria më poshtë. Ndeshja më e vështirë është Bylis-Flamurtari që është si një njollë në karrierën time për ta shmangur”, ishin fjalët e kryesorit në këtë intervistë të veçantë. /vipsport.al/