Rrëfimi i ish-it të trajnerit të Arsenalit: Më quajti shtrigë e bardhë dhe më fajësoi se e shkarkuan

Ish e dashura e Unai Emeri, ka zbuluar se trajneri që u shkarkua pak muaj më parë nga drejtimi i Arsenalit, e fajëson atë për eksperiencën aspak pozitive te “topçinjtë”, duke e akuzuar mes të tjerash se është “shtrigë e bardhë”. Spanjolli u shkarkua në nëntor nga klubi londinez pas një serie negative rezultatesh mes të cilave edhe një përballje në Ligën e Europës ndaj Eintraht Frankfurt.

Sasha Rajt, ish e dashura e spanjollit, më në fund vendosi të fliste për marrëdhënien e tyre dyvjeçare dhe si i erdhi fundi, me Emeri që pretendon se ajo e ka mallkuar qëndrimien e tij në drejtimin e Arsenalit. 35-vjeçarja fillimisht tregoi për “The Sun” se si ai kishte përdorur përkthyesin e Google për të komunikuar me të dhe për ta joshur, ndërsa më pas, kalonte netët duke parë ndeshje futbolli në shtrat.

Ata të dy ishin ndarë në shtatorin e vitit 2019, pikërisht kur filluan edhe rezultatet e dobëta radhazi që çuan edhe në shkarkimin e spanjollit dy muaj më vonë. “Ishte atëherë kur ai më fajësoi mua se u shkarkua, ai më tha se isha një shtrigë e bardhë pasi i kisha sjellë aq shumë fat të keq”, tregoi Rajt. “Më tha ‘fillova të humbas në ditën kur u ndamë’. Ai më tha se ishte aq i stresuar sa që nuk e kishte më mendejn në vend pasi ne u ndamë”, shpjegoi ajo. /vipsport.al/