Ronaldo, i pari i Juventusit që zbret në fushë. Merr borxh stadiumin për stërvitje

Kristiano Ronaldo po bëhet gati për kthimin në Itali, e për të rifilluar stërvitjen me Juventusin. Për këtë arsye, portugezi ka vendosur që të ndërrojë edhe mënyrën e stërvitjes, duke kaluar nga palestra në shtëpi, te stërvitja në fushën e lojës.

Që të realizojë këtë gjë, ai ka menduar një zgjidhje mjaft origjinale, duke marrë borxh një stadium. Qeveria portugeze nuk lejon stërvitjen e ekipeve të futbollit në impiante, por lejon stërvitjen individuale dhe Ronaldo ka përfituar nga kjo gjë duke kërkuar që të stërvitet në stadiumin e qytetit të tij, Madeira, i cili i përket klubit të kategorisë së dytë portugeze.

Ai është fotografuar teksa stërvitej me gjuajtje në portë në impiantin e këtij klubi, pasi ka mik të afërt Rui Alvesh, presidentin e ekipit të Madeiras i cili sigurisht i ka hapur dyert e stadiumit për yllin portugez, në mënyrë që ai të gjejë sa më shpejt formën edhe në fushën e lojës.

Ronaldon e presin në Itali javën e ardhshme e pas kthimit në Torino, ai do t’i duhet t’i nënshtrohet qëndrimit të detyrueshëm prej 14 ditësh në karantinë. /vipsport.al/