Ronaldo dhe shokët e tij japin shembullin e mirë, premiot e Europianit i shkojnë futbollit amator

Futbolli portugez është goditur rëndë nga pandemia e koronvairusit e cila ka ndaluar çdo aktivitet. Më e komplikuar është situara në futbollin amator, në nivelet më të ulëta, ku shumë skuadra kanë bërë të qartë se me problemet e bizneseve që i sponsorizojnë, nuk do të kenë mundësi të kthehen në garë nëse nuk subvencionohen. Këtu kanë hyrë në skenë Ronaldo & Co.

Sipas “A’Bola”, futbollistët e përfaqësueses së Portigalisë kanë vendosur që të japin shembullin e mirë. Kështu, të 36 lojtarët që kanë zbritur në fushë gjatë eliminatorve të Euro 2020 duke siguruar kalimin në fazën finale, bashkë me stafin teknik, kanë vendosur që të heqin dorë nga bonuset që do të përfitonin nga Federata Portugeze.

Ata kanë bërë të ditur që këtë shifër do ia linin kësaj të fundit, për ta përdorur për të ndihmuar pikërisht këto klube që janë në krizë të thellë.  Bëhet fjalë për një milion euro, shifër që do të ndihmojë shumë klube që të sigurojnë vazhdimësinë në momentin e duhur, pasi disa prej tyre tashmë nuk kanë mundësi as të paguajnë për fushat stërvitore apo për të mbajtur hapur stadiumet, si pasojë e mungesës së të ardhurave nga kriza globale ekonomike. /vipsport.al/