Ronaldinjo “zdrukthtar”, të burgosurit e përshëndetën me një… zgarë

Një muaj në burg e ka kthyer barzilianin Ronaldinjo në një nga njerëzit më të dashur pas hekurave. Sipas ESPN, futbollisti ka bërë shumë miq në burgun në Paraguaj, ku qëndroi bashkë me vëllain e tij, e largimi ka qenë për t’u mbajtur mend.

Kështu, në ditën kur u mësua se ai do të largohej për të vazhduar dënimin në arrest shtëpie derisa të merrej masa e plotë ndëshkimore, të burgosurit kanë organizuar një zgarë për nder të Dinjos, pasi kanë vlerësuar shumë faktin se ai është sjellë me ta miqësisht edhe pse një emër shumë i njohur.

Ronaldinjo kishte luajtur gjithë kohës futboll me të burgosurit e tjetë, ndërsa nuk i ishte shmangur as detyrave brenda burgut. Sipas asaj që raportohet, ai kishte nisur një kurs zdrukthtarie për të shtyrë kohën, duke bërë miq edhe atje. Vetë braziliani u kishte premtuar të burgosurve se do të kthehej për t’i vizituar para se të largohej nga Paraguaj, por për momentin, kjo hipotezë duket e largët pasi përveç falsifikimit të dokumenteve, ai dhe vëllai i tij përfshihen edhe në një akuzë për pastrim parash. /vipsport.al/