Rama nuk i ndahet kombëtares: Të mos e bëjmë si ata në pjesën e parë, pastaj…

Edi Rama e ndjek futbollin, por jo atë shqiptar. Të paktën ndjek Juventusin dhe e ka shfrytëzuar shembullin e kësaj skuadre për mësuar rreth atyre veprimeve që duhet të marrë si kryetar i një populli. Ndoshta nuk ndjek Kategorinë Superiore, ama kryeministri i vendit tonë sigurisht që e ndjek kombëtaren shqiptare.

Por ndryshe nga shembulli i mirë i Juventusit, kombëtarja kuqezi është një pasqyrë e diçkaje që nuk e përfundon atë që nis. Kështu mendon kryeministri, teksa për herë të dytë vendos të marrë shembull kombëtaren në lidhje me rezistencën që duhet të tregojmë ndaj koronavirusit, që këto dy ditët e fundit duket se e ka marrë seriozisht me ne.

Kudo mund të na iki avantazhi që kemi krijuar, në qoftë se do ta bëjmë si Kombëtarja Kuqezi që pjesën e parë duket sikur do fitojë, pastaj”, shkruan Edi Rama në llogarinë e tij në “Facebook”, duke krijuar edhe një herë idenë se kombëtarja e Shqipërisë në mendjen e tij mbahet mend vetëm për faktin se dikur i humbte ndeshjet në pjesën e dytë. Por kombëtarja jonë ka edhe shumë gjëra të tjera më të bukura se kjo, që me shumë mundësi kryeministri i di, por nuk i ka rënë rasti t’i përdorë. /vipsport.al/