Presidenti i Teutës ngulm këmbë për rifillimin e aktivitetit: Jemi optimist për 2 majin, të huajt në karantinë

Presidenti i Teutës, Edmond Hasanbelliu, kërkon me ngulm rifillimin e kampionatit në Shqipëri, në mënyrë që skuadrat të çojnë deri në fund sezonin dhe që asnjë vendim të mos vendoset nga tavolina. Në një pronocim për “TVT”, Hasanbelliu shprehet optimist se më datë dy maj mund të rinisin stërvitjen, ndërsa thekson se ky sport duke marra masat e duhura dhe faktin se do luhet me stadiume të boshatisura, nuk përbën një rrezik të lartë për koronavirusin.

Ndërkaq, presidenti thotë se të huajt e skuadrës do të zbatojnë protokollin dhe kur të vijnë do të qëndrojnë për 14 ditë në karantinë. “Jemi optimist që në datën 2 maj të nisim stërvitjet në Durrës. Do ngulet këmbë që futbolli të fillojë në këtë datë edhe pse mendoi se ky sport nuk përbën rrezik për Koronavirusin.

 Një problem i madh për ne janë lojtarët jashtë Shqipërisë. Në momentin që Qeveria do të na thotë për të nisur stërvitjen dhe të japin leje, ata do të vijnë për në vendin tonë, por do të qendrojnë 14 ditë në karantinë. Ky është problem i madh”, u shpreh Hasanbelliu. /VipSport.al/