Pozitiv me Koronavirus, ish-trajneri argjentinas i Dinamos shtrohet në spital

Koronavirusi ka mbërthyer të gjithë botën teksa po shkakton mijëra viktima ndërsa po çon në kolaps edhe ekonominë. Ndërkohë, edhe shumë personazhe nga bota e futbollit janë prekur nga virusi famëkeq.

Së fundmi, në Argjentinë është prekur nga COVID-19, edhe ish-trajneri argjentinas i Dinamos, Luis Manuel Blanko. 66-vjeçari ka drejtuar blutë e kryeqytetit në vitin 2010, ndërsa aventura e tij zgjati për 18 ndeshje.

Blanko është shtruar në spital prej të dielës së kaluar, ndërsa ka kaluar momente të vështira por mësohet se tashmë gjendja e tij është e stabilizuar pavarësisht se gjendet në terapinë intensive me respirator në mënyrë që të rikuperohet. Aktualisht, Blanko ka marrë drejtimin e një ekipi në Gjibraltar, Mons Kalpe Sport. /VipSport.al/