Pollozhani pa “dorashka”: Daja më riktheu në futboll, eurogoli ndaj Kukësit ishte i rregullt

Një nga lojtarët me eksperiencë të Superiores sonë, që spikati si talent kur ishte pjesë e Apolonisë së Fierit në elitë, afro një dekadë e gjysmë më parë, por edhe me Dinamon, në një prononcim që ka dhënë në emisionin “Fan Zone”, në “Supersport”, nga Struga ku edhe ka familjen flet për situatën aktuale, por edhe projektet që ka në të ardhmen. “Për momentin jam në Strugë, në shtëpinë time dhe nuk e kishim kaluar më parë këtë gjë. Është i pa imagjinueshme kjo situatë që ne po kalojmë, por duhet të përshtatemi”.

E ardhmja

“Unë nuk kam thënë që do të marrë rol drejtori dhe nuk do të luajë më. Kam pasur një ofertë nga presidenti Idrizi dhe e mora me qetësi. Ishte një periudhë që isha afër ta lija, por tani është e ditur përse nuk e mora. “Fajtor” bëjë presor Dajën që më ktheu sërish e të ndihmojë Skënderbeun. E kisha të vështirë në fillim, por me kalimin e kohës u zgjidh dhe tani bëhen një sezon që jam aktiv në futbolll”.

Rivaliteti

I pyetur se mund të ulet në stol me rikthimin e Jashanicës, Pollozhani shton se: “Ideja ishte që ju e dini si rrodhën ngjarjet te Skënderbeu ku skuadra u bë gati për një javvë dhe ishte një mbledhje urgjente. Nga bisedimet me Dajën dhe Takajn ishte që unë të ndihmoja skuadrën, ndërsa tani skuadra është stabël dhe me rikhimin e Jashanicës reparti është konsiliduar. Mund  ta ndihmoj skuadrën vetëm kur ka nevojë në rast dëmtimi dhe kartonash, nuk e kam problem”.

Goli i anulluar

Pollozhani, ndalet edhe tek sezoni i shkuar te ndeshja e shumëpërfolur, Flamurtari-Kukësi, kur shënoi një eurogol, por që iu anulua më pas… “Goli i anulluar me Flamurtari me roveshjatë vjet në Vlorë? “Gjyqtari me siguri ashtu e ka parë për momentin. Fola me Limajn pas ndeshjesh dhe më tha që nuk bëre faull”.

E.S./Vipsport.al/