Po luftonte prej një jave, ndahet nga jeta kampioni i boksit shqiptar

Për më shumë se një javë luftoi me vdekjen, për shkak se ishte prekur nga virusi vdekjeprurës “Covid-19”, por duket se sot ka ardhur edhe lajmi i hidhur…Skënder Kurti, një nga dorezat tradicionale dhe kampioni i boksit, i cili ishte në gjendje klinike është ndarë nga jeta…

61-vjeçare nuk arriti që ta fitojë këtë betejë duke u larguar fare i ri nga jeta, e duke lënë plagë në familje por edhe tek miqtë e tij të shumtë të botës së sportit dhe jo vetëm, pa harruar edhe brezat që ka stërvitur për shumë vite si trajner.

Redaksia e “VipSport” i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së kampionit Skënder Kurti…

E.S./Vipsport.al/