Përballë një shkurtimi të buxhetit, Ferrari kërcënon me largim nga F1: E vazhdojmë ADN tonë në tjera gara

Ashtu si e gjithë bota e futbollit, edhe Formula 1 është prekur nga kriza financiare që ka shkaktuar koronavirusi. Buxheti i parashikuar për vitin 2021 ishte i parashikuar për një limit deri në 175 milionë dollarë, por tashmë për shkak të COVID-19 pritet që shifra të ulet në 145 milionë dollarë. Ndërkohë, thuhet se në vitin 2022, kjo shifër të ulet edhe më tej deri në 130 milionë dollarë. Diccka që nuk është pritur aspak mirë nga Ferrari.

Me anë të drejtorit Matia Binoto, skuderia e kuqe ka kërcënuar me një largim nga Formula 1 duke i cilësuar këto shifra në buxhet shumë të ulëta dhe që nuk mund të lejojnë evoulimin teknologjik. Drejtori Binoto shprehet se nëse buxheti do jetë i ulët, atëherë edhe Ferrari është i gatshëm të shprehë ADN në gara të tjera të automobolizmit.

“Nëse buxheti zbret nën 145milionë dollarë ashtu sicc është edhe përmendur, atëherë do të konsideronim të tjera opsione për të siguruar vazhdimësinë e ADN sonë fituese. Ky reduktim i buxhetit kërkon edhe reduktimin e stafit tonë. Ne jemi të vetdijshëm që ashtu si bota, edhe Formula1 ka përballë një sfidë me COVID-19, por nuk është momenti për të reaguar menjëherë duke marrë vendime të cilat mund të kenë pasoja në të ardhmen”, u shpreh Binoto. /VipSport.al/