Për herë të parë PSG do të nisë negociatat me Barcelonën për t’i ofruar Nejmarin katalanasve. Ka dhe një premtim

Nejmar dhe Barcelona dikur ishin të lumtur bashkë, por 222 milionë euro i ndanë ata dhe ribashkimi u bë gati i pamundur. Megjithatë, sot pas tre sezonesh të brazilianit në Paris, klubi kryeqytetas është gati të heqë dorë nga shërbimet e njërit mes më të mirëve të botës.

E ndalën me shumë sforco sezonin e shkuar, por tashmë me të mbaruar koronavirusi Nejmar do të rivishet me ngjyrat blaugrana. Ai ka ushtruar vazhdimisht presion te drejtuesit dhe tashmë gjithçka është mbyllur. Nejmar do i bashkohet Mesit për një shifër të përafërt me 150 milionë eurot, që Barcelona pritet t’i përfitojë nga shitja e disa prej lojtarëve të mëdhenj që ka në sulm.

Mediet spanjollë zbulojnë edhe premtimin që Barcelona i ka bërë Nejmarit gjatë verës së shkuar. Braziliani ishte gati të pranonte kalimin te Real Madridi, por drejtuesit katalanas e ndaluan nëpërmjet një premtimi. Ata i thanë se do të vijë në Katalunjë verën e 2019 ose verën që tashmë e kemi para. Barcelona ka mundësinë e fundit për të rikthyer Nejmar dhe këtë herë nuk ka ndërmend të dështojë. /vipsport.al/