Pandemia i ka bërë të paprekshëm, Mbape e Nejmar shtyjnë me një vit largimin nga PSG

“Largimi i Nejmar dhe Mbapa shtyhet”. Ky ka qenë titulli kryesore i gazetës franceze “L’Equipe” e cila insiton se dy yjet e PSG nuk do të largohen këtë vit. Fajin për këtë e ka vetëm pandemia që ka shpërthyer në glob e që i ka bërë të dy lojtarët të paprekshëm.  Vlerat e larta që kanë kartonët e dy lojtarëve, pa harruar këtu edhe rrogat e tyre, e bëjnë të pamundur për çdo klub tjetër që të tentojë blerjen e tyre gjatë kësaj vere ku kriza ekonomike është e dukshme, ndaj gjithçka shtyhet për vitin e ardhshëm.

E përditshmja franceze insiston se Mbape do të vazhdojë në shtator te PSG me çdo kusht. Al-Khelaifi nuk ka dashur kurrë të shesë yllin francez dhe do të ishte i gatshëm të dëgjonte oferta të mundshme vetëm për Nejmar. Real Madrid ka hedhur sytë nga sulmuesi por është e qartë se për Mbape nuk ka rrugë tjetër, vetëm të qëndrojë një vit më shumë në Paris, pasi askush nuk e përballon aktualisht vlerën e kartonit të tij ndaj do të ishte e kotë t’i kërkonte vetë klubit ta linte të largohej.

Nga ana tjetër, situata me Nejmar është më ndryshe, pasi vazhdon ende të jetë i prirur për një kthim në Spanjë. Por e vetmja mënyrë për ta bërë një gjë të tillë do të ishte ishte prishja e njëanshme e kontratës për një vlerë prej 180 milionë erurosh dhe të Barcelona, as që e mendojnë se mund të kenë luksin të shpenzojnë një shifër të tillë në këtë sezon. /vipsport.al/