Paketa e FSHF, ja kush nuk e përfiton pagën e vendosur

Pak minuta më parë, vetë kreu i FSHF-së, Armand Duka zyrtarizoi përfitimin e paketës për ekipet e futbollit dhe jo vetëm.

Por, ka edhe nga ata që nuk përfitojnë shuma sipas ndarjes nga paketa e ndihmws, që pritet të fillojë nesër të shpërndahet në numrat e llogarisë sipas listave që do të kenë punonjësit e institucionit më të lartë të futbollit në vendin tonë.

Kështu p.sh., ata trajnerë të cilët do të jenë mësues fiskulture duket se janë përjashtuar nga përfitimet nga kjo paketë, ashtu sikurse edhe ato ekipe të cilat financohen 100% nga bashkitë dhe në fund të muajit i përfitojnë rrogat nga institucionet vendore!

Por, jo vetëm, ka edhe gjyqtarë të cilët nuk përfitojnë nga kjo paketa që i erdhi në nidhmë futbollit nga vetë FSHF-ja, e cila mund të akordojë një tjetër paketë në rast se kjo situatë pandemie do të zgjasë edhe në vendin tonë…

E.S./Vipsport.al/