Nuk i japin liçencën, klubi belg i sulmuesit shqiptar rrezikon të bie një kategori më poshtë

Një lajm i bujshëm vjen nga Belgjika, aty ku tre skudra rrezikojnë që në sezonin pasardhës të bien një kategori më poshtë. Bëhet fjalë për Muskron, Standart Liezh dhe Ostende. Me këta të fundit aktivizohet edhe sulmuesi i kombëtares, Sindrit Guri. Nga sa bëhet e ditur, klubet nuk kanë mundur të pajisen me liçencën profesionale për shkak të mos pagesave të futbollistëve, ndërsa kanë problem edhe më dokumentet për stadiumet.

Kështu, këto klube do të kenë një afat për të apeluar dhe në rast se sërish vendimi nuk do jetë në favor të tyre, atëherë do ishte e pashmangshme zbritja një kategori më poshtë.

Ndërkohë, e ardhmja e Gurit në Belgjikë është në pikëpyetje pasi sulmuesi nuk ia ka dalë të aktivizohet rregullisht dhe sido të shkojë situate me klubin, pritet të largohet. /VipSport.al/