Nikolli: Kemi akoma kontakte me Juventusin për një miqësore, ju tregoj podiumin e çmimit “Lojtari i Shekullit”

Tirana është një klub që i kushton një rëndësi të madhe medieve sociale dhe duke u nisur nga kjo ka arritur të jetë mjaft lart në këtë aspekt. Mario Nikolli është ai që ka ndikuar shumë në këtë pjesë. Menaxheri i ekipit bardheblu, në një intervistë për “Super Sport”, ka treguar rreth planeve të festës së 100-vjetorit dhe miqësoren e mundshme me Juventusin.

LOJTARI I SHEKULLITJemi munduar që kur nuk kishte kampionat ta mbanim faqen aktive. Kemi hedhur foto të vjetra, pastaj bëmë një video, ku kërkonim qëndrimin në shtëpi. Gjithashtu hodhëm gola të së shkuarës dhe atë për ‘Lojtarin e Shekullit’. Po bëhen përgatitje për 100-Vjetorin dhe e menduam atë çmim. Sa i takon kontestimeve, njerëzit kanë preferenca të ndryshme. Ua lamë në dorë atyre, është një çmim simbolik dhe ishim më shumë se 800 komente që zgjodhën Mingën. Ali Mema ishte i dyti dhe më pas Agustin Kola.

MIQËSORJA E LUKSIT– Miqësore me Juventusin? Ka qenë një ide, koronavirusi na i prishi planet ne dhe kujtdo. Nuk mund ta konfirmoj, pasi janë disa kontakte. Jemi pezull për momentin, por do mundohemi ta realizojmë. Mund të vazhdojmë kampionatin në verë dhe nuk do të ketë pushim atëherë.

STËRVITJA NË SHTËPI E LOJTARËVE– Ekipi nuk është pushim, lojtarët kanë marrë programin dhe futbollistë monitorohen. Dërgojnë peshat dhe flasin me doktorët dhe përgatitësin atletik. Kanë mundësi të bëjnë stërvitje. Nuk është njëlloj si në fushë. Po mundohemi të paktën të ruajnë peshën lojtarët. /vipsport.al/