Ngo: Vrapoj një orë në orarin që më lejohet, pagat nuk duhen të reduktohen se nuk jemi si Anglia

Majkëll Ngo është duke bërë maksimumin për të mbajtur një formë fizike optimale edhe në kushtet e karantinës. Sulmues i Tiranës në një intervistë për Top Channel, sqaron se del një orë për vrap por gjithnjë duke zbatuar orarin e lejuar.

Sa i përket çështjes së reduktimit të pagave edhe në Shqipëri, ashtu si në vendet e tjera europiane, Ngo thekson se kjo nuk mund të aplikohet në Shqipëri pasi këtu nuk fitohet njësoj sa në Angli. Ndërkohë, Ngo shprehet se në momentin kur të kthehen në stërvitje, duhet të shtyjnë veten që të kthehen në nivelin e mëparshëm.

“Sapo zgjohem dhe konsumoj diçka, dal një orë për të bërë vrap, sigurisht në orarin që lejohet. Më pas kthehem në shtëpi dhe ushtrohem, më pas përgatis vaktin dhe pushoj, duke parë filma dhe flas me familjen në Londër. Më merr malli të luaj futboll. Nuk jam në vendin tim dhe familja e miqtë janë në Angli. Do ishte më mirë të isha pranë tyre. Kur stërvitesha nuk e ndjeja shumë mungesën sepse isha në aktivitet, por tani që jam pushim më merr malli”.

Titulli me këtë ndalesë në dyshim? Këtë e di vetëm Zoti. Unë jam pozitiv dhe lojtarët janë të fokusuar te titulli. Është një sakrificë që duhet ta bëjmë. Kur të kthehemi në stërvitje duhet të shtyjmë veten tonë që të jemi në nivelet e mëparshme siç ishim kur fitonim ndeshjet”.

Pagat? “Mendoj se nuk duhet të reduktohen. Në Angli lojtarët marrin 200 mijë paund në javë, kështu që diferencat janë të konsiderueshme. Klubet kanë një staf të madh, ku punojnë rreth 100 persona, kështu që presidentëve iu duhet të mendojnë edhe për ta. Në Angli arkëtohet shumë të mëdha nga biletat e ndeshjeve, madje mund të fitohen rreth 1.5 ose 2 milionë, po4r në këtë moment nuk po i marrin këto të ardhura, kurse këtu gjërat janë ndryshe dhe mendoj se duhet t’i lemë ashtu siç janë”.

Gjuha? “Kam mësuar fjalë shqip, pasi po jetoj në këtë vend. Mendoj se për të treguar respekt ndaj një vendi atëherë duhet të mësosh gjuhën e tij. Unë jam në këtë vend që e respektoj dhe kështu që kam mësuar pak shqip. “Çfarë bën, mirëmëngjesi, mirupafshim, natën e mire”, dhe kështu gjëra të thjeshta” , u shpreh Ngo.