Ndërprerja i vjen në favor Abrashit, mesfushori i bashkohet stërvitjes me Frajburgun

Ndërprerja e kampionatit në Gjermani për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi, i ka ardhur në favor Amir Abrashit. Mesfushori i kombëtares ka qenë i pafat në këtë sezon me dëmtimet duke munguar në një pjesë të madhe të këtyre ndeshjeve në Bundesligë (ka luajtur vetëm në nëntë ndeshje ).

Ndërkohë që, 30-vjeçari pësoi një dëmtim në muajin shkurt, por tashmë është rikthyer në dispozicion të Frajburg. Madje, ka nisur edhe stërvitjen, ashtu brenda normave siç është planifikuar në Gjermani, ku lojtarët ndahen në grupe dhe bëjnë stërvitje të veçuar njëri me tjetrin.

Kështu, sapo kampionati të rikthehet, Frajburg do të ketë të gatshëm edhe luftëtarin e tij në mesfushë, Amir Abrashi. /VipSport.al/