Murataj jep mesazhin nga shtëpia: Do ta kalojmë këtë sprovë, familja po ndikon pozitivisht

Valentino Murataj Në këto tri seoznet e fundit ka qenë një nga pikat e forta të Bylisit, në Kategorinë e Parë, por edhe në Superiore.

Nga shtëpia, ku edhe po qendron në karantinë, ku edhe bën stërvutje në mënyrë individuale, Valentino Murataj që për një kohë të gjatë ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit në Ballsh ka pohuar për “Rtshsport” nga “Skype” se: “Nuk është njësoj të stërvitesh në oborr apo në fushë. Me aq mundësi sa kemi besoj se do ja dalim me sukses që ta kalojmë këtë situatë dhe t’i rikthehemi jetës futbollistike, – tha fillimisht Murataj, që është një nga më të dalluarit te Bylisi, por edhe në Supeioren tonë.

Familja

Ndërkohë, Valentino Murataj, tashmë 23-vjeçar në lidhje me këto puhsime kaq të gjata dhe në mënyrë të pazakontë ka shtuar se: “Në këto moment është më mirë të zbatojmë rregullat. Jemi tërë kohën të larguar dhe kjo situatë ka edhe të mirën e vet, se po c’mallemi me njerëzit tanë më të afërm. Besoj se kjo periudhë këtë ka më të mirën e vet për një futbollist”.

E.Saliu/Vipsport.al/