Milani ka gati planin B, drejtor sportiv synon portugezin që i bleu talentin Skënderbeut

Milani kërkon që të jetë ndryshe në sezonin e ardhshëm dhe Ivan Gazidis po përgatit lëvizje të rëndësishme duke filluar që nga stafi që është i ngarkuar me detyrën për të ndërtuar një ekip të denjë për të luftuar për pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve. Prej kohësh përflitet për afrimin e Ralf Rangnik, por drejtuesi i kuqezinjve nuk do të qëndrojë duarkryq dhe ka gati një plan B nëse gjermani refuzon.

Rangnik është zgjedhja e parë dhe mendohet se mes palëve kanë një akord paraprak. Por nga klubi kuqezi, sipas mediave italiane, ka dalë një tjetër emër i njohur si alternativë për rolin e drejtorit sportiv. Bëhet fjalë për një gjurmues të mirëfilltë talentesh i cili në CV-në e tij ka suksese të jashtëzakonshem në këtë rol te Monako. Portugezi Luis Kampos, dikur skaut talentesh i Murinjos, ishte në këtë rol te Monako e disa viteve më parë që bleu emra si Falkao, Mutinjo, Marsial, Fabinjo, Lemar, Hames Rodriguez apo Kondogbia.

Tani ai është drejtor sportiv në klubin e Lilës në Francë, pranë të cilit ka afruar shumë emra të rinj në vitet e fundit me objektivin për ta kthyer në një skuadër dinjitoze për të rivalizuar me vendet e larta në klasifikim. Një prej talenteve që ka afruar në klub është edhe ish-futbollisti i Skënderbeut dhe aktualisht pjesë e ekipit Shpresa, Agim Zeka. Djaloshi u ble që adoleshent nga korçarët pasi Kampos e kishte piketuar në ndeshjet me Shqipërinë U19 dhe nuk hezitoi të siguronte kartonin e tij me një kontratë afatgjatë, edhe pse më pas Zeka nuk kishte fat në aventurën me francezët për  shkak të dëmtimeve të njëpasnjëshme që kanë kushtëzuar karrierën e tij. /vipsport.al/

'; } ?>
Döşemealtı araç kiralama pursaklar evden eve nakliyat

Office Lizenz Kaufen Windows 10 pro lizenz kaufen Office 2019 Lizenz Office 365 lizenz kaufen Windows 10 Home lizenz kaufen Office 2016 lizenz kaufen office lisans satın al office 2019 satın al