Mesi: Kur Henri hyri në dhomat e zhveshjes së Barçës nuk guxova as ta shikoja në fytyrë

Leo Mesi në fillimet si futbollist kishte idhujt dhe shembujt e tij. Në kohën kur sapo kishte filluar të luante në ekipin e parë të Barcelonës atij i ishte bashkuar një nga idhujt e tij.

Tieri Henri në vitin 2007 la Arsenalin për tu transferuar te Barcelona. Në një intervistë për mediet europiane Mesi tregon momentin e parë kur Henri hyri në dhomat e zhveshjes së Barçës.

“Ditën e parë që Henri hyri në dhomën e zhveshjes, unë nuk guxova ta shikoja atë në fytyrë. Dija gjithçka që ai kishte bërë në Angli. Kisha një imazh të tij të krijuar dhe papritmas ishim në të njëjtin ekip. Ajo që ndiej për të është admirim.

Më pëlqente lehtësia e përfundimit të një veprimi, si ai merr rrugën drejt portës dhe përfundon aksionin. Ai jep përshtypjen se gjithçka është e lehtë. Karriera e tij, driblimi i tij, finalizimi ishin gjëra që e bënin atë të madh”, përfundoi Leo. /vipsport.al/