Mesfushori i Bylisit, Barjamaj: Kjo një sfidë mjaft e vështirë, por do ta fitojmë

Marjo Barjamaj bën pjesë në listën e atyre futbollistëve që e kanë sezonin e dytë në Ballsh. Verën e shkuar, pasi Bylisi u rikthye në elitë, por edhe fitoi titullin kampion, bashkë me Muratajn rinovuan. Tashmë që kampionati është ndërprerë, Barjamaj ndodhet në kryeqytet pranë familjes ku edhe po zhvillon përgatitje individuale sipas një programi të dhënë enkas nga klubi ballshiot.

Pezullimi

Në një prononcim për “Vipsport”, mesfushori i Bylisit, Marjo Barjamaj flet se si është stërvitja në këto kushte por edhe sakrificat e kësaj periudhe për çdo sportist….“Të them të drejtën ishte paksa shokuese. Nuk e besuam, por kur u shpërndamë dhe filluam që të qëndronim në shtëpi afër familjeve tona, atëherë nisi një realitet ndryshe. Sigurisht që për ne sportistët është më mirë në grumbullim dhe me regjimin që jemi mësuar në klubet tona. Sepse pas shumë viteve ndryshe, ne nisim një mënyrë tjetër “jetese” futbollistike. Por po e përballojmë dhe shpresojmë që të kaloj sa më shpejtë”.

Programi

Në lidhje me programin që ai po ndjek këto ditë kur edhe ndodhet në kryeqytet, ka shtuar se: “Po bëj në shtëpi ushtrime force si dhe në natyrë vrapime aerobike me alternime”.

Sezoni

Në fund, ka theksuar se është i kënauqr nga ky sezon, i pari për të në Supeiore, ku edhe po luan si titullarë me ballshiotët e Dovedan. “Unë e nisa me një dëmtim por kam luajtur në Superiore dhe shpresoj që të rifilloj sa më shpejt që të luaj sërish. Një eksperiencë e bukur dhe kam besim se so të realizojmë synimet që ne kemi ne kampionat dhe në Kupën e Shipërisë…Por ta kalojmë njëherë këtë “ndeshje” mjaft te vështirë dhe pastaj të mendojmë për oibjektiva”.

E.S./Vipsport.al/