Më kërkoi Barcelona, por përse të largohesha nga kampionët e Europës tek një ekip në tranzicion?

Rio Ferdinand ka zbuluar në një intervistë së fundmi se në vitin 2008, pasi u shpall kampion në Ligën e kampionëve me fanellën e Mançester Junajtid ka pasur mundësi të kalonte te Barcelona. Ndërsa, në atë kohë ka kontaktuar me trajnerin e Barcelonës, Frenk Rajkard. Mirëpo, ish-mbrojtësi thekson se pasi e mendoi, iu duk e pavend të transferohej nga një klub kampion Europe drejt një ekipi në tranzicion.

“Isha pranë Barcelonës, fola me Rajkard. Jo tamam rreth një transferimi, por Rajkard më shpjegoi qëllimet e tij. Kjo ndodhi në tunelin pas një ndeshje me Barcelonën në gjysmëfinalen e Ligës së kampionëve. Gjithnjë e kisha thënë se do të më pëlqente të luaja në një tjetër vend. Por i thashë jo Barcelonës.

Sapo ishim shpallur kampionë të Europës me Mançesterin, kështu përse të largohesha nga kampionët drejt një skuadre që ishte në tranzicion. Në atë moment, Injesta, Çavi dhe Mesi nuk ishin futbollistët që u bënë pas disa viteve”, u shpreh Ferdinand. Ndërkaq, pas vetëm një viti, në Romë, Barcelona e udhëhequr nga Mesi, Çavi dhe Injesta shkururëzoi Mançester Junajtid  në finalen e Ligës së Kampionëve.  /VipSport.al/