Marku: Kryesore të ruajmë shëndetin, stërvitja në kushte shtëpie e vështirë

Kastrioti ishte duke ruajtur një ecuri të mirë para se të ndërpritej kampionati teksa është në kryesim të Kategorisë së Parë dhe duket pranë rikthimit në elitë, vetëm pas një sezoni. Ndërkohë, një nga protagonistët e skuadrës, Taulant Marku në një prononcim për RTSH, shprehet se stërvitja në kushte shtëpie është e vështirë dhe se tashmë kryesor është shëndeti.

“Gjendja shëndetësore e imja është shumë e mirë, sa i përket asaj fizike jam munduar ta ruaj sa më shumë duke u stërvitur. Stërvitje në kushte shtëpie sigurisht është e vështirë, sepse mungesa e hapësirës ndikon, por duhet të përshtatemi me situatën. Gjëja kryesore është të ruajmë shëndetin.

Sigurisht, na mungojnë ndeshjet, stërvitjet, çunat e ekipit. Kjo është normale, ne jemi mësuar me futbollin dhe jetojmë me futbollin çdo ditë dhe kjo periudhë mbyllur në shtëpi është vërtet e pazakontë. Gjithë këto vite që luaj futboll nuk e kam përjetuar më parë”.

Dita në shtëpi- “Mundohem të stërvitem sa më shumë, sa na lejon mundësia me kushtet që kemi. Sa i përket shokëve kemi ruajtur kontaktet. Me një pjesë që i kam më të afërt flas çdo ditë”, u shpreh Marku.  /VipSport.al/

more recommended stories