Mamanë e Zaniolos nuk e lejnë të qetë, tifozi i Juventus: Nëse nuk vjen Nikolo, atëherë ajde ti

Nikolo Zaniolo është një nga talentët më premtues të futbollit italian dhe si i tillë ka pas tij shumë klube që duan ta joshin për ta bërë të largohet nga Roma. Mes klubeve pretendente për Zaniolon është edhe Juventusi.

Mirëpo, sulmuesi nuk është në qendër të vëmendjes vetëm për aftësitë në fushën e lojës, por edhe për shkak të mamasë së tij, e cila shkëlqen jashtë fushe me format e saj fizike. Madje, ajo tashmë është kthyer edhe në një mjet për të ngacmuar futbollisint kur është duke luajtur në fushë.

Ngacmimet ndaj saj nuk ndodhin vetëm në shkallët e stadiumit, por edhe në rrjetet sociale ku ajo shpeshherë i publikon edhe vetë mesazhet. Së fundmi, ka marrë një mesazh nga një tifoz juventin, i cili është i qartë në atë se çfarë kërkon: “Nëse Nikolo nuk vjen në Torino, atëherë të paktën ajde ti”, shkruan tifozi i bardhezinjve. /VipSport.al/