Llullaku nuk mund të bëjë asgjë përballë ekipit të Bakaj, dyshja shqiptare nuk arriti të takohej

Ashtu siç dihet tashmë, Bjellorusia vazhdon avazin me futbollin dhe nuk ka ndërmend të pezullojë aktivitetin, si është vepruar në të gjithë Europën. Ditën e djeshme, kampionati i la vendin Kupës dhe përballë ishin ekipet e dy shqiptarëve, Brest e Shaktjor Soligorsk.

Triumfues me rezultatin 2-0 doli ekipi i Brest, pjesë e të cilit është Elis Bakaj. Sulmuesi nuk mund të ishte i pranishëm në këtë sfidë pasi u dëmtua në ndeshjen e fundit të kampionatit dhe humbi kështu takimin me ish-skuadrën e tij si dhe me Azdren Llullakun.

Ky i fundit nuk mundi të bënte asgjë për të ndihmuar të tijtë teksa e nisi ndeshjen nga stoli duke u aktivizuar në minutën e 66, kur rezultati ishte i fiksuar 2-0. /VipSport.al/