Kumbulla “zbërthehet” për italianët, tregon idhullin, kundërshtarin më të fortë dhe ëndrrën

Marash Kumbulla është kryefjala e medieve sportive italiane dhe jo vetëm, për shkak të cilësive të mëdha të treuara në fushën e lojës. Ai ka shfaqur interesin e një sërë klubesh të mëdha. Së fundmi 20-vjeçari ka dhënë një intervistë të detajuar për “Corriere della Sera”, ku i ka prekur të gjitha.

IDHULLI– Gjatë fëmijërisë kam mbajtur një poster të Kielinit në dhomën e gjumit. E kam admiruar gjithmonë vendosmërinë dhe dëshirën e tij për tu përmirësuar. Ai është një luftëtar i vërtetë në fushë.

KUNDËRSHTARI MË I VËSHTIRË- Sulmuesi që më ka futur në telashe deri më tani është Dibala për shkak të karakteristikave të tij fizike dhe teknike.

ËNDRRA- Ëndrra ime është të luaj në Champions League.

MJEKËT SHQIPTARË NË ITALI- Jam krenar për gjestin e kryeministrit Rama në një moment kaq të vështirë për Italinë, e cila gjithmonë ka qenë në anën tonë, sa herë që kemi nevojë për to. Unë e falënderoj atë dhe mjekët që kanë ardhur nga Shqipëria.

KUMULLA SERIOZ?- Unë jam shumë serioz, është e vërtetë, por vetëm kur është e nevojshme. Unë gjithashtu mund të argëtohem. Mendoj se babai im dhe trajneri thjesht duan të thonë se jam i pjekur për moshën që kam.

DE BIAZI: TË RINJTË SHQIPTARË MË AMBICIOZË- Po, le të themi se të rinjtë shqiptarë vijnë nga një kulturë tjetër, e cila mbase i lejon ata të kenë më shumë stimuj dhe ambicie.

“DUA TË BËHEM FUTBOLLIST”- Isha 10-11 vjeç. Atëherë e kuptova se ajo që doja të bëja vërtet ishte të luaja futboll. Të ushtroja pasionin tim dhe ta ktheja atë në profesion.

DITËLINDJA E 20-të- Deri më tani ajo ishte mbrëmja më e mirë e jetës sime, sepse unë festova me fitoren kundër Juventusit. Pas ndeshjes nuk isha në gjendje të flija për shkak të adrenalinës që kisha brenda meje. Është një sfidë që do ta mbaj gjithmonë në zemrën time.

MËSIMET NË KARANTINË– Kam mësuar të përgatis disa pjata, të tilla si rizoto, një specialitet veronez me mish derri të grirë të kripur dhe speca.

QËLLIMI I JETËS- Të ndërtoj një familje që shëndetshme dhe të gëzoj njerëzit që dua. /vipsport.al/