Kumbulla: Admiroj Kielinin, një luftëtar në fushë. Falenderoj mjekët që erdhën!

Marash Kumbulla është një nga emrat më të preferuar në merkaton e janarit teksa shumë klube italiane dhe jo vetëm janë vënë në ndjekje të tij. Mbrojtësi po zhvillon një sezon të shkëlqyer me Veronën duke shfaqur cilësitë e tij më të mira.

Cilësi që duket se janë kultivuar edhe prej admirimit të tij për Xhorxho Kielinin. 20-vjeçari, tregon se kur ishte më i ri ka pasur postera te mbrojtësit të Juventusit nëpër mure. “Si një djalosh i ri, kisha postera të Kielinit në dhomën time. E kam admiruar gjithmonë për dëshirën e tij për t’u përforcuar. Ai është një luftëtar në fushë. Ndërkohë, sulmuesi që më ka vënë më shumë në vështirësi është Dibala falë karakteristikave të tij fizike dhe teknike. Ëndrra ime është të luaj në Ligën e Kampionëve”.

Falenderimi per mjekët e ardhur në Itali- “Jam krenar për gjestin e kryeministrit Rama në një moment kaq të vështirë për Italinë, e cila gjithnjë ka qenë në krahun tonë kur kemi pasur shumë nevojë. E falenderoj atë dhe doktorët që erdhën nga Shqipëria”, u shpreh Kumbulla. /VipSport.al/