Ksavi në ndihmë të Barcelonës, dhuron shifrën e madhe për spitalin e Covid-19

Në këtë periudhë pandemie bota ka më shumë nevojë se kurrë për njerëzit e pasur. Ksavi Ernandes gjatë karrierës së tij ka qenë një nga mesfushorët më të mirë të globit dhe automatikisht edhe më të paguarit. Kjo do të thotë se ai zotëron një pasuri jo të vogël.

Në këtë periudhë të vështirë ai ka vendosur të heqë dorë nga 1 milion euro të pasurisë së tij dhe t’i dhurojë për spitalin qëndror të Barcelonës. Edhe pse ai aktualisht jeton në Katar, ku drejton skuadrën e Al Sad, nuk e harron Barcelonën dhe vendos të ndihmojë vendlindjen e tij, që po has vështirësitë më të mëdha në këtë krizë shëndetësore për shkak të përhapjes së Covid-19.

Ksavi nuk është i vetmi, që ndihmon spitalin e Barcelonës. Leo Mesi dhe Pep Guardiola kanë kontribuar gjithashtu me shuma të konsiderueshme. Edhe klubet e futbollit në Spanjë kanë dhuruar gjithashtu, duke vënë në dispozicion materiale të shumta mjekësore dhe mbrojtëse. /vipsport.al/