Kriza nga pandemia, lojtari i Kombëtares e mbyll para kohe aventurën me ekipin e tij

Besir Demiri, ish-lojtari i Shkëndisë së Tetovës, në 1 maj do të jetë i lirë, pasi nuk do të vijojë më të jetë pjesë e skuadrës së Zilinës. E gjitha kjo ka ardhur edhe për shkak të situatës së pandemisë së “COVID-19”. Klubi u ka kërkura lojtarëve që të ulin pagat në masën 70%.

Por, lojtari kuqezi nuk ka pranuar e kështu atij i duhet që pas datës 1 maj të shohë për një tjetër skuadër ku edhe të vijojë të jap kontributin e tij.

Madje, Besir Demiri ka dhënë edhe një prononcim ku ka pohuar: “Më është thënë se gjysma e lojtarëve është e liruar nga klubi. Fillimisht na është thënë se do ulim pagat 70% dhe pasi nuk po pranonin disa lojtarë, për dëmin e madh në ditët në vijiim na ka ardhur urdhëri që në 1 maj do të largohemi. Ata lojtarë që nuk pranuan uljen e pagesës do t’i marrim lekët e plota deri në 1 maj dhe do ikim”.

Kujtojmë që Besir Demiri që ka veshur edhe fanelën e skuadrës sonë përfaqësuese, kishte vetëm një sezon si pjesë e skuadrës së Zilinas, duke luajtur në 21 ndeshje dhe duke shënuar 2 gola…

E.Saliu/Vipsport.al/