Kriza nga koronavirusi, ja klubi i parë në Premier League që shkurton pagat

Sa më shumë koha kalon pa aktivitet, aq edhe më shumë vështirësihet situata ekonomike e klubeve të futbollit të cilat ishin mësuar të arkëtonin shifra të larta në çdo javë. Ndaj, lriza ka filluar të ndihet dhe shumë klube kanë kërkuar nga futbollistët që të mirëpresin një shkurtim të rrogave.

Deri më tani kjo nismë është aplikuar nga Juventusi, Barcelona e Real Madrid në Spanjë. Ndërkohë, sot Sauthhempton është shndërruar në klubin e parë të Premier League që po zbaton këtë nismë të detyruar nga rrethanat.

Por, përveç futbollistëve që do të shkurtojnë rrogën për muajin prill, maj dhe qershor, të njëjtën sakrificë do ta bëjë edhe trajneri së bashku me stafin teknik. Kështu, klubi do të ketë mundësinë të paguajë të plotë pjesën tjetër të punësuarve që janë po aq të rëndësishëm sa futbollistët. /VipSport.al/