Koronavirusi i prish marrëveshjen me klubin, lojtari shqiptar prej 1 majit nuk do jetë më pjesë e Zilinës

Koronavirusi është duke shkaktuar shumë dëme si nga ana njerëzore, po ashtu edhe nga ajo ekonomike. Të prekur nga financat janë edhe klubet e futbollit, të cilat iu kanë kërkuar futbollistëve një ulje rroge në mënyrë që të jenë në gjendje të paguajnë stafet e tyre.

Deri në këto momente, diçka e tillë është pranuar nga lojtarët e Juventusit dhe Barcelonës, por ka edhe nga ato futbollistë të cilët nuk kanë pranuar të ulin pagat e tyre. Por, kjo ka sjellë problem me klubin teksa ka prekur edhe futbollistë shqiptarë si Lenjani, ndërsa rasti i fundit është ai i Besim Demirit.

Futbollisti shqiptar që është pjesë e Zilinës në kampionatin sllovak nuk ka pranuar të zbresë 70% nga paga e tij e në këtë formë klubi i ka komunikuar se do ta marrë rrogën e plotë, por prej një majit do të jetë i lirë dhe nuk do të ketë një kontratë. Me klubin e Zilinës, Demiri është aktivizuar në 21 ndeshje ndërsa ia ka dalë të gjejë dy herë rrugën e rrjetës. /VipSport.al/