Konte i prish punë Kumbullës, ja kë kërkon në qendër të mbrojtjes

Interi është vënë në kërkim të një mbrojtësi për sezonin e ardhshëm duke qenë se Diego Godin i transferuar në këtë verë nuk rezultoi i duhuri dhe do të largohet. Në këtë formë, zikaltërit kanë një sërë emrash të listuar për të zëvendësuar uruguajanin, ndërsa një nga më të preferuarit është edhe ai i Marash Kumbullës.

Megjithatë, së fundmi duket se trajneri Antonio Konte ka shprehur dëshirën e tij dhe do në dispozicion Jan Vertongen. Holandezi i cili është pjesë e Totenhem, është në skadencë kontratë me londinezët dhe ka një eksperiencë të madhe mbi shpinë.

Ndaj, ish-trajneri i Çelsit kërkon të shfrytëzoj rastin. Por, ashtu si në rastin e Kumbullës, edhe për Vertongen, Interi do të hasë në konkurrencën e Napolit por edhe të Romës. /VipSport.al/