Kasano me humor: Bekam ishte një superstar. Unë edhe pse për pak, isha më i bukur se ai

Antonio Kasano di të dhurojë shou sa herë që flet. Së fundmi, nëpërmjet Instagram, ish-sulmuesi ka kujtuar kohën kur ishte pjesë e Real Madrid. Në atë kohë, pjesë e madrilenëve ishin yje në të gjithë repartet, ndërsa barezi kujton Ronaldon, Van Nisterlojin dhe Bekam teksa nuk nguron të bëjë shaka me britanikun.

“Devid Bekam ishte një lojtar i madh, por mbi të gjitha një lojtar i jashtëzakonshëm. Ai ishte një “rockstar”, i njohur në të gjithë botën. Megjithatë, qëndronte i përulur.

Unë, edhe për pak, isha më i bukur se ai. Van Nisterloj? Ishte një nga sulmuesit më të fortë të momentit, port e Real Madrid ishte Ronaldo, “Fenomeni”. Ai ishte diçka jashtë kësaj bote”, u shpreh Kasano. /VipSport.al/