Karius: Kërcënime dhe fyerje pas gabimeve me Realin në finale, pësova tronditje pas përplasjes me Ramos

Portieri Loris Karius iu është rikthyer edhe njëherë kujtimeve në finalen ndaj Real Madrid në momentin kur vishte fanellën e Liverpulit. Gardiani u kthye protagonist me gabimet ndaj Benzemasë dhe Garet Bejl, të cilat ishin vendimtare në triumfin e madrilenëve. Megjithatë, Karius që tashmë është pjesë e Beshiktashit ka treguar së fundmi se pas një përplasje me Ramos gjatë lojës ka pësuar një tronditje.

“Nuk pendohem për zgjedhjet e bëra. Kam mësuar shumë nga ato gabime. Kam pësuar një tronditje pas përplasjes me Serxhio Ramos dhe këtë e kanë konstatuar specialistët më të mirë në botë por nuk doja ta bëja publike. Unë kurrë nuk kam kërkuar justifikime, nuk e kuptoj se kush mund të tallet me dikë që ka pasur probleme. Kam luajtur një finale në moshën 24-vjeçare, nga gjermanët këtë e kanë bërë Nojer dhe Ter Shtegen të cilët janë aktivë.

Por, ajo ndeshje i anuloi të gjitha ka pasur reagime të ekzagjëruara dhe pa respekt. Në rrjetet sociale ka pasur dashakeqësi  dhe nëse do i lexonim të gjitha, duhej të rrinim gjithë natën pa fjetur. Është absurde ajo që shkruajnë njerëzit, fyerje dhe diskriminacione deri në kërcënime me vdekje”, u shpreh Karius. /VipSport.al/