Kapelo tha për të se “e bënte në brekë” në fushë, ish-lojtari i Realit përgjigjet: Idiotësi, ai ishte njeri i keq

Karlos Sekretario merr hak për deklaratat e Fabio Kapelos me një sulm ndaj ish-trajnerit të tij në vitet kur të dy ishin pjesë e Real Madrid. Trajneri kishte thënë pak kohë më parë se Sekretario “e bënte në brekë” sa herë që zbriste në fushë me fanellën e Real Madrid, tani erdhi koha e ish-lojtarit të kundërpërgjigjej e as ai nuk u përmbajt në fjalët e tij.

“Mendoj se është një akuzë idiote dhe e panevojshme, ndoshta është për shkak të moshes. Me raste i dhemb pak koka, e meqë e la futbollin, tani kërkon të bjerë në sy. Nuk dua të tregoj mungesë respekti ndaj Kapelos me këtë, por duhet të mbrohem. E respektoj opinionin e tij por nuk jam absolutisht dakord. Është e qartë që gjërat nuk shkuan mirë, por kur gjërat nuk shkojnë mirë dhe nuk ke një trajner që të thotë një fjalë, një mbështetje morale e as të thotë ndonjë gjë në stërvitje, nuk mendoj se është sjellja e duhur e një trajneri.

Kisha një trajner i cili në vend që të të më aktivizonte titullar e të besonte te unë, asnjëherë nuk zhvilloi një bisedë me mua, asnjëherë nuk më mori mënjanë dhe më pyeti nëse isha mirë, nëse ndjehesha keq, çfarë kasha nevojë, asnjëherë nuk më tha se çfarë duhet të përmirësoja… E respektoj Kapelon, një trajner i madh që bëri një punë të shkëlqyer, por ishte një person i keq. Ai la shumë për të dëshiruar”, ishin fjalët e Sekretarios. /vipsport.al/