Kajli Uoker kaloi kohë me dy eskorta para se të këshillonte anglezët të mos dilnin nga shtëpia

Kajli Uoker me historitë e seksit nuk do të mbarojë kurrë. E fundit është vetëm disa ditë më parë kur qeveria angleze mori masa të rrepta kundër koronavirusit. Mbrojtësi i Mançester Sitit nuk ishte i lumtur në vetmi në shtëpinë e tij dhe kërkoi shoqërinë e dy vajzave eskorta për të kaluar natën.

Të dyja kanë ardhur dhe së bashku me Kajlin kanë qëndruar tre orë në shtëpinë e tij dhe i ka paguar ata për 2200 paund. Pasi kanë ikur vajzat kanë vendosur të nxjerrin në pah pafytyrësinë e anglezit. Luiz McNamara ka qenë ajo që është prononcuar për mediet angleze dha ka konfirmuar se bashkë me një tjetër vajzë nga brazili kanë qenë në shtëpinë e mbrojtësit të Sitit.

Ironia më e madhe në këtë histori qëndron te fakti se Uoker pas disa orësh ka regjistruar një video sensibilizuese, ku këshillon gjithë qytetarët të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të mos dalin. Ky veprim ka ngjallur reagime të shumta negative, ndërkohë që Uoker pritet t’i nënshtrohet masave administrative për shkeljen e bërë.

“Kajli duhet të dijë mirë. Në një anë fton të huaj në shtëpinë e tij për seks dhe ditën tjetër u thotë njerëzve të qëndrojnë në shtëpi për të qenë të sigurt. Ai është një hipokrit dhe i vë njerëzit në rrezik”, është shprehur 24-vjeçarja, që duket se nuk është ndarë mirë me yllin e Mançester Sitit për shkak se ai ka thyer rregullat e qeverisë angleze. /vipsport.al/