Juventus nuk i ndahet Ikardit, Parisi i kërkon një mbrojtës bardhezinjve

Merkato e këtij viti mund të pësojë një goditje për shkak të problemeve financiare që klubet janë të detyruara t’i kalojnë nga koronavirusi. Ndaj, ashtu siç e pranoi drejtori sportiv i Juventusit, shkëmbimet e futbollistëve e huazimet do të jenë shumë në modë.

Në këtë kontekst, PSG e ka bërë gati kundërofertën ndaj Juventusit për Mauro Ikardin. Bardhezinjtë do të provojnë për argjentinasin, ndërsa nga ana tjetër, drejtori i parisienëve Leonardo shpreson të transferojë në Francë, Aleks Sandro.

Sigurisht, të dy futbollistët nuk kanë të njëjtën vlerë në merkato por një shkëmbim do të lehtësonte Juventusin në paratë kesh që do t’i duhej të derdhte në arkën e PSG. Megjithatë, për të dalë tek ky skenar, Parisi fillimisht duhet të paguajë detyrimin ndaj Interit për ta kaluar në pronësi të plotë Ikardin. /VipSport.al/