Ish-sulmuesi i Interit pret sfidën me Kosovën: Për Europianin i fal të gjithë titujt e karrierës

Kosova do të ketë një mundësi të madhe për të shkuar në Europian teksa do të luajë në gjysmëfinalen e Ligës së Kombëve ndaj Maqedonisë së Veriut. Mirëpo, edhe kundërshtarët janë tejet të motivuar për të arritur në fazën finale të eventit historik.

Madje, një prej liderëve të Maqedonisë siç është Goran Pandev shprehet se është i gatshëm të falë të gjithë titujt gjatë karrierës për të jetuar një ngjarje të madhe duke përfaqësuar vendin e tij.

“Unë kam qenë në ekipin kombëtar për shumë vite dhe kjo që kemi tani, miqësia nuk ka qenë më parë. Unë i jap të gjithë trofetë për t’u kualifikuar në Kampionatin Europian”, u shpreh Pandev. Ndërkohë, Pandev ka qenë edhe një nga protgonistët e Interit në vitin kur zikaltërit fituan “tripletën” e famshme të titujve. /VipSport.al/